Mediat izraelite akuzojnë Iranin për përdorimin e raketave balistike që mbajnë bomba thërrmuese, duke u bazuar tek video dhe foto që tregojnë disa impakte të municioneve në pjesë të ndryshme të qytetit të Beer Sheva.
Dje, Komanda e Frontit të Brendshëm të IDF konfirmoi se Irani lëshoi të paktën kokën luftarake të raketës, tha ajo, e cila u hap gjatë zbritjes, në një lartësi prej rreth 7 kilometrash, duke shpërndarë rreth 20 raketa më të vogla me rreth 2.5 kilogramë eksploziv, në një rreze prej rreth 8 kilometrash.
Çfarë ka ndodhur deri tani?
- Bisedimet Evropë-Iran në Gjenevë: Ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë u takuan me homologët e tyre iranianë në Gjenevë, në një përpjekje për të ulur tensionet.
-
Teherani thotë se është gati për bisedime mbi programin e tij bërthamor. Sipas Reuter një zyrtar iranian tha se vendi është i gatshëm të diskutojë kufizimet në pasurimin e uraniumit, por hedh poshtë mundësinë e pasurimit zero, veçanërisht nën sulmet aktuale izraelite.
Trump po shqyrton përfshirjen ushtarake të SHBA-së. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump do të marrë një vendim brenda dy javësh mbi pjesëmarrjen e mundshme të drejtpërdrejtë të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit.
Sulme të vazhdueshme – Të plagosur në Izrael. Ushtria izraelite njoftoi dhjetëra sulme ndaj objektivave iraniane, duke përfshirë edhe uzinat e prodhimit të raketave në Teheran. Në Beersheba, shtatë persona u plagosën në një sulm iranian ndaj një parku teknologjik.