Kreu i financave të Hamasit, Ibrahim Abu-Samala u vra të martën në një sulm ajror të ushtrisë izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftoi IDF.
Abu-Samala konsiderohej një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-zëvendës komandantit të krahut ushtarak të Hamasit. Ai luante një rol kyç menaxhimin dhe financimin e organizatës.
Sipas IDF, Abu-Samala ishte përgjegjës për buxhetin e krahut ushtarak gjatë konfliktit, duke organizuar rrjedhën e miliona dollarëve drejt Rripit të Gazës përmes kontrabandës dhe transportit ilegal.
“Forcat izraelite theksojnë se këto fonde kontribuan në rearmimin e Hamasit dhe shpërndarjen e pagave për anëtarët e tij, duke forcuar aktivitetin terrorist të vazhdueshëm të organizatës,” thuhet në njoftim.