-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rinumërimi i votave për Tiranë, hapen 261 kuti, ja sa ka humbur PD dhe PS

Kryesoret

Deri tani janë hapur 261 kuti votimi nga 1282 që janë në total. Procesi i rinumërimit të votave ka nisur që në orën 09:00 për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës.

Sipas të dhënave deri tani, Partia Demokratike ka humbur 138 vota dhe Partia Socialiste 125 vota.  Nisma Shqipëria Bëhet rezulton me 11 vota të humbura dhe Partia Mundësia me 7 vota.

Ndërsa kandidati demokrat, Ilir Alimehmeti nga rinumërimi ka humbur 21 vota nga ai i 11 majit. Ndërsa Jorida Tabaku rezulton me 4 vota më pak, si dhe Ilir Meta me 13 vota më pak.

Ndërsa nga socialistët, Olta Xhaçka rezuëton me 12 vota më pak, dhe Blerina Gjylametit i është hequr vetëm një votë nga zgjedhjet e 11 majit. Rinumërimi ka treguar deri tani se Fatmir Xhafaj ka marrë 60 vota padrejtësisht, Xhemal Qefalia 66 ndërsa Erion Braçes i shtohen 8 vota, që rezulton se ia kanë marrë më 11 maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit