Një incident i rëndë me armë zjarri tronditi Umbertiden Itali të enjten në mbrëmje. Dy burra, që dyshohet se janë shqiptarë, u plagosën rëndë në një përleshje që lidhet me trafikun e drogës.
Dëshmitarët tregojnë se sulmuesit qëlluan nga një makinë dhe më pas u larguan. Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë pranë një dyqani, ndërsa tjetri u plagos në gjoks dhe u transportua me helikopter në spital.
Karabinierët po hetojnë ngjarjen dhe kërkojnë dy autorët e dyshuar, ndërsa komuniteti lokal është i tronditur nga rritja e dhunës.