Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot pranë qytetit Kom në Iran, rreth 140 kilometra në jug të Teheranit.
Sipas autoriteteve lokale epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra nga zona e Sorkenit, në provincën Semnan.
Nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale.
Autoritetet iraniane po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të kujdesshëm në rast të pasgoditjeve të mundshme.










