Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka akuzuar publikisht Endrit dhe Eriol Braimllarin për përfshirje në lobimet e paligjshme të LSI-së gjatë viteve 2018–2019.
Memelli tha se Endrit Braimllari ka firmosur kontrata që SPAK i konsideron të jashtëligjshme, ndërsa e cilësoi si “xhepist ordiner”.
Ajo akuzoi edhe Eriol Braimllarin për deklarime të rreme lidhur me kontaktet me Adrian Shatkun, duke shtuar se provat dhe sistemi TIMS do të zbulojnë të vërtetën.