Ambasada amerikane e Tiranës ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump pas sulmit të objekteve bërthamore në Iran.
Trump në mesazhin e tij shprehet se çdo hakmarrje nga Irani ndaj SHBA do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa mbrëmë.
“Tani është koha për paqe”, shkruan Trump.
“Çdo hakmarrje nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa sonte. Faleminderit!” – Donald J. Trump, President i Shteteve të Bashkuara”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.