-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guterres: I alarmuar nga ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Kombet e Bashkuara kanë reaguar me shqetësim të thellë pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se është “thellësisht i alarmuar” nga përdorimi i forcës nga ana e SHBA-së kundër Iranit.

“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë është në buzë të trazirave dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkruan ai në X.
“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën,” shtoi ai.

Gjithashtu u bëri thirrje shteteve anëtare të OKB-së të ndërmarrin hapa urgjentë për uljen e tensioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit