Papa Leoni XIV gjatë lutjes së Angelus-it në Vatikan ka bërë një thirrje të fuqishme për paqe dhe ndalimin e dhunës në Lindjen e Mesme.
Papa theksoi nevojën urgjente për ndihmë humanitare. Ai u bëri thirrje liderëve botërorë që të tregojnë përgjegjësi dhe arsyetim.
“Njerëzimi sot më shumë se kurrë kërkon paqe. Kjo “klithmë” nuk duhet të mbytet nga zhurma e armëve apo nga retorika që nxit konfliktin”, tha Papa.
Gjithashtu theksoi se “lufta nuk zgjidh problemet, përkundrazi i përkeqëson ato dhe lë plagë të thella në historinë e popujve, plagë që kërkojnë breza të tërë për t’u shëruar”.
Papa Leon XIV përfundoi me një apel të fuqishëm: “Qoftë diplomacia ajo që i hesht armët!