Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka reaguar pas sulmit të Donald Trump ndaj Iranit dhe e ka cilësuar atë si “historik”.
Isaac Herzog thotë se fjalët e Trump tregojnë “aleancën e thellë dhe të guximshme” midis SHBA-së dhe Izraelit.
Ai paralajmëron se “fushata nuk ka mbaruar”, duke shtuar se ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme, komplekse dhe sfiduese.
Gjithashtu u bën thirrje izraelitëve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve që shpëtojnë jetë.