Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për sulmet e SHBA ndaj centraleve bërthamore të Iranit.
Berisha thotë se ky sulm është një thirrje për iranianët që të bashkohen në përmbysjen e diktaturës dhe të ketë një Iran të lirë dhe demokratik.
“Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik”, shkruan Berisha.