Një ngjarje tragjike ndodhi sot pak para orës 18:00 në zonën e Messinias, në Kalamata të Greqisë.
Një 61-vjeçar vrau prindërit e tij, babanë 96-vjeçar dhe nënën 93-vjeçare, brenda banesës së tyre.
Dyshohet se të moshuarit janë qëlluar me gërshërë.
Autori raportohet të ketë probleme psikologjike.
Ngjarja u zbulua nga fqinjët që dëgjuan britma dhe njoftuan policinë.
Në vendngjarje u gjetën viktimat përtokë mes gjakut, ndërsa djali i tyre u arrestua.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
/5pyetjet.al