Pedagogu i ekonomisë, Adrian Civici në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo foli rreth konfliktit në Lindjen e Mesme.
Civici u shpreh se ky konflikt do të ketë një zgjidhje, e cila deri tani nuk është dhënë asnjë synim. Ai tha se ndërhyrja ishte e mirëmenduar dhe e përgatitur.
“Ishte e pritshme. Konflikti që filloi në Izrael nuk filloj krejt papritur por zanafilla që do fillonte me një ndërhyrje. Ishte një ndërhyrje që u mendua mirë, përgatitje për ta bërë këtë gjë. U hap një konflikt sepse siç ishte të gjithë palët ishin të sheqetësuar. Tani është hapur një konflikt dhe do të ketë një zgjidhje. Kjo kishte një objekt të qartë me shkatërrimin e fabrikave. Ka ardhur një pikë që çështja është e ekspozuar nga ndërhyrja e SHBA. Tani kërkohet një zgjidhje madhore dhe akoma nuk është shprehur se çfarë synohet.”, tha Civici.