Gjykata e Fierit ka dënuar me 12 vite burg Florian Muka, i cili akuzohet për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci.
Ndërsa i mituri Klajdi Muka i pranishëm në vendngjarje u dënua me 1 vit burg për moskëallëzm të krimit, dënim që e ka kryer dhe u la i lirë.
Pasi u lexuan faktet në seancën e sotme që u zhvillua në masa të rrepta sigurie u vendos që Florian Muka të dënohet me 12 vite burg nga 25 që kërkoi Prokuroria.
Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërsa i mituri Klajdi Muka 16 vjeç, vëllai i autorit ka pohuar se ishte në vendin e ngjarjes.