Një përplasje me armë zjarri është regjistruar në zonën e rrethrrotullimit të Golemit, në Kavajë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 22-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes dy personave.
Një tjetër sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Policia bën me dije se një 23-vjeçari është paraqitur në spital me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me thikë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga Orgen Lataj, 18 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.