Ministria e Jashtme e Turqisë bëri thirrje që Irani dhe Izraeli të ndalojnë menjëherë armiqësitë, pas njoftimit të armëpushimit të shpallur nga Presidenti amerikan Donald Trump.
“Mirëpresim dakordësinë mes Izraelit dhe Iranit për armëpushim,” deklaroi ministria, duke theksuar nevojën që të dyja palët të zbatojnë plotësisht marrëveshjen dhe të mbajnë hapur kanalet e dialogut dhe diplomacisë.