Një sherr i rëndë ndodhi dje në zonën e Institutit në Tiranë, ku u përfshinë 7 persona dhe u përdor armë zjarri.
Dy vëllezër, 22 dhe 25 vjeç, goditën me qytën e pistoletës dy të rinj dhe qëlluan drejt tyre, por pa i plagosur. Ata dyshohet se u ndihmuan nga katër të tjerë, që sulmuan një 38-vjeçar dhe kërcënuan me armë një 48-vjeçar, kushërinj të personave të sulmuar.
Njëri nga të përfshirët u arrestua për armëmbajtje pa leje, dy po hetohen në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë në kërkim.
Policia sekuestroi një pistoletë, municion dhe tre makina. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.