-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Sulmi në Fordow, si në Hiroshima! Jemi afër marrëveshjes për Gazën

Kryesoret

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi të mërkurën se goditjet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit mund të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje për konfliktin në Gaza, mes Izraelit dhe Hamasit.

Gjatë një deklarate për mediat në samitin e NATO-s në Hagë, në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, Trump tha se është “shumë afër” një marrëveshjeje për konfliktin në Rripin e Gazës.

“Besoj se po bëhet përparim i madh për Gazën. Për shkak të sulmit që ndërmorëm, mendoj se do të kemi disa lajme shumë të mira,” u shpreh ai përpara gazetarëve.

“Sulmi në Fordow i dha fund luftës, ishte në thelb i njëjtë me Hiroshimën. Brenda gjithçka u shemb, tunelet u shembën, askush nuk mund të hyjë për të parë”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit