Rëndohet situata në Ksamil. Në kodrat e Ksamilit vijon të jetë aktiv zjarri i cili u aktivizua në orën 19.30 të mbrëmjes së sotme.
Zjarri ende vijon të jetë me përmasa të mëdha. Shuarja e zjarrit po bëhet me krahë, pasi terreni është shumë i vështirë për ndërhyrjen me zjarrfikëse.