Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili do të zhvillohet këtë të shtunë. Limaj u shpreh se në këtë fazë të vështirë politike, bashkëpunimi mes partive është i domosdoshëm për të gjetur një zgjidhje.
Duke komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Limaj theksoi se përgjegjësia për përfundimin e krizës qëndron te partitë politike dhe se nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut dhe kompromisit.
Takimi pritet të jetë një moment kyç në përpjekjet për të konstituar Kuvendin dhe për të krijuar qeverinë e re në Kosovë.