-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthjellime dhe rrebeshe, Shqipëria nën motin e paparashikueshëm veror

Kryesoret

Shqipëria po përjeton një tjetër ditë me diell dhe temperatura të larta, tipike për fund-qershorin. Ndërsa mëngjesi është nisur i kthjellët në pothuajse të gjithë vendin, pas mesditës pritet që qielli të mos jetë më aq i pastër.

Vranësirat do të shtohen, veçanërisht në zonat verilindore dhe juglindore, ku nuk përjashtohet mundësia e ndonjë rrebesh shiu. Pjesa tjetër e vendit do të ruajë motin kryesisht të thatë deri në orët e vona të natës.

Temperaturat do të jenë të larta, me një minimum prej 16°C në Pukë dhe një maksimum përvëlues prej 39°C në Berat. Një rënie e lehtë në vlerat maksimale pritet krahasuar me ditët e mëparshme.

Era do të fryjë mesatarisht, por herë pas here mund të bëhet e fortë, sidomos në brigjet e detit Adriatik dhe Jon, ku pritet dallgëzim i lehtë deri në 2 ballë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit