Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se pallati që u dogj nga zjarri do të ndërtohet sërish nga ndërtuesi që e bëri, konkretisht Armand Lilo që është shpallur në kërkim.
Postimi i Flamur Nokës
KM Rama cakton Armand Lilon “ministër” të rindërtimit… të pallatit
Ndërtuesi i pallatit u shpall në kërkim.
Në vend të tij foli Edi Rama.
Më tregoni një shtet demokratik ku kryeministri flet në emër të ndërtuesit të pallatit.
Si e vendosi kryeministri që ndërtuesi duhet të rindërtojë pallatin, kur organet e ekspertimit nuk janë shprehur ende? Me ç’tagër ligjor del kryeministri e vendos që rindërtimin do e bëjë ndërtuesi që “ndoshta” gjendet në shkelje?
Si fillim shteti duhet të ngrejë një grup ekpertimi,
jo vetëm për pallatin në fjalë, po për të gjitha ndërtimet që ka realizuar Arlis shpk e Armand Lilos. Lëvizja e vetme e qeverisë është heqja e liçencës ndërtuesit dhe mospengimi i drejtësisë. Aspektet e tjera të hetimit dhe vendimet i takojnë vetëm drejtësisë.
Ky KM që del e bën ekspertin, prokurorin, gjykatësin, madje edhe ndërtuesin, a e di kufirin që i cakton ligji dhe kushtetuta?
Kjo është një taktikë e tij për të mbyllur debatin, sepse ai e di mirë se nëse hetimi shkon thellë, mbi sipërfaqe del gjirizi i korrupsionit dhe krimit brenda tenxheres së ndërtimeve alla Arlis shpk.
Pallati u dogj, arrestohet menaxheri i Big Marketit, në kërkim ndërtuesi Armand Lilo









