-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Jemi furnizuar, ushtria jonë e pathyeshme

Kryesoret

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që i takojnë gjeneratës së dytë për vitin 2025, Albin Kurti theksoi se ushtria e vendit është e pathyeshme dhe sovraniteti e integriteti territorial i paprekshëm.

“Gjersa bota po përballet me kërcënime nga më të ndryshmet, shteti ynë ka thelluar bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët tanë strategjik.

Përballë armikut a çfarëdo kërcënimi të paqes a sigurisë, më nuk qëndron Kosova e dikurshme, por ushtria e Kosovës me shumë të rinj dhe të reja që si ju ballëhapur bartin uniformën me simbolin e shqiponjës sypatrembur në krahë.

Të përgatitur në aspektin profesional e logjistik ushtarët tanë janë të pamposhtur e të pathyeshëm, kurse sovraniteti shtetëror i paprekshëm e integriteti territorial i pacenueshëm.

Ushtria jonë është e furnizuar më shumë se kurrë me arsenal ushtarak, sisteme armatimesh nga më modernet, gjersa pritet që brenda dy vitesh të ndërtohet fabrika e parë shtetërore për prodhimin e municioneve. Ushtria e Kosovës me hapa të shpejtë po ecën drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri profesionale me përbërje multietnike.

Ëndrrën e gjithë atyre që sakrifikuan për liri sot po e jetësoni ju rekrutë të dashur. Ushtria e Kosovës, e ngritur mbi sakrificën e dëshmorëve në ballë të të cilëve është kryekomandanti legjendar, Adem Jashari, e një simbiozë perfekte edhe me doktrinat e vendeve anëtare të NATO-s ka arritur nivelet e një ushtrie profesionale të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit