Rreth orës 03:30 të mëngjesit është shuar zjarri i fuqishëm që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e Ksamilit. Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në terrenin ku shpërtheu zjarri, forcat zjarrfikëse nuk mundën të përdorin mjete të specializuara dhe u detyruan të ndërhyjnë manualisht për shuarjen e flakëve.
Në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë jo vetëm shërbimet zjarrfikëse, por edhe banorët e zonës, policia dhe administrata e Bashkisë Sarandë, të cilët bashkëpunuan ngushtë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por dëmet materiale janë ende në proces vlerësimi.