Në përfundim të manifestimit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovës ka shoqëruar disa serbë për shkak të këndimit të këngëve me përmbajtje nacionaliste dhe thirrjeve si “Kosova është Serbi”.
Edhe pse autoritetet kishin ndërmarrë masa të rrepta sigurie, serbët arritën të fusin në tubim një flamur me simbole patriotike, duke shkaktuar tension.
Gjithashtu, dy persona janë ndaluar për veprime provokuese: njëri mbante një pistoletë plastike, ndërsa tjetri kishte veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, i dyshuar për krime lufte. Policia vijon hetimet për këto raste.