Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit Durrës, duke shkaktuar panik tek tregtarët dhe kalimtarët. Flakët shkaktuan dëme materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Shkaqet mbeten ende të paqarta dhe pritet të hetohen nga autoritetet.