Policia e shtetit dhe policia e Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri, për të përballuar fluksin e shtuar të turistëve dhe mjeteve nga Kosova gjatë sezonit turistik veror.
Memorandumi u firmos nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe Drejtori i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha.
Shërbimet e përbashkëta do të fokusohen në parandalimin e aksidenteve, menaxhimin e trafikut dhe shkëmbimin e praktikave të mira në fushën e sigurisë rrugore.
Ky bashkëpunim synon të rrisë sigurinë për qytetarët dhe të përmirësojë koordinimin mes dy forcave policore. Shërbimet do të nisin nga data 1 korrik 2025.