-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: BDI-ja është e Ramës, VLEN-i i Kurtit, shqiptarët e Maqedonisë të Mickovskit?

Kryesoret

Sot në Shkup janë takuar drejtuesit e Ballkanit Perëndimorë ku nuk mungonin as dy kryeministrat shqiptarë.

Dhe siç pritej, i ardhuri nga Tirana u takua me drejtuesit e partisë së ‘tij’ – me ata të BDI’së, e Kryeministri i Kosovës me ata të VLEN’it që thonë se janë shkri në një parti, por që assesi tre kryetarët e këtij koalicioni nuk mund të ‘shkrihen’ në një të vetëm. .

Se Piktori i donte ‘hajdutët} e  BDI’së edhe shkaku se ata ia mbështetën projektin e tij të botës serbe për ‘Ballkanin e Hapur’, kjo dihet.

Por se Kryetari i VV-es do i mbështeste këta ‘hajnat’ e pavlerë të VLENI’it që janë pjesë e qeveris ‘alternative’ të  Vuçiqit për Maqedoninë, këtë askush nuk mund ta besonte.

Sidoqoftë, sot u pa ajo që e dinin të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, por që nuk kanë si e ndryshojnë: se edhe Piktori edhe Kryetari i VV kanë partitë e veta shqiptare në Maqedoni, e të cilat të tilla siç janë shpesh të lënë përshtypjen se i mbështet Tirana e Prishtina thuajse vetëm që t’i shërbejnë Shkupi proserb.

Pra sot u pa se BDI’ja është e Ramës, VLEN’i i Kurtit, e shqiptarët e Maqedonisë i janë lënë në duar MIckovskit. Me çka, edhe duke pasur shumë parti të mbështetura nga Tirana e Prishtina,  shqiptarët e këtushëm i sundon sunduesi i vërtetë i Maqedonisë – Beogradi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit