Përplasje e fortë në gjyqin për vrasjen e Santiago Malkos, ku akuzohet mes të tjerëve edhe Leonard Duka. Sot dëshmoi Muhamet Duka, babai i të pandehurit.
“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, me disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës”, tha ai në nisje të dëshmisë së tij.
Dëshmitari u pyet nga avokatët në lidhje me konfliktet dhe raportet me viktimën Malko.
“Nuk kam pasur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë pasur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këtë shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt” tha ai.