Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet.
Rama shprehet se kjo marrëveshje do të sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet.
“Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut😍
Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre”, shkruan Rama.