Ende po vijon puna për shuarjen e flakëve në landfillin e Elbasanit. Situata është rënduar dhe po kërkohet edhe ndërhyje nga ajri për të izoluar flakët.
Në vetëm pak orë disa vatra zjarri përfshinë ullishten në pjesën veriperëndimore, pyllin me pisha në verilindje, një vatër pranë fshatit Samurr dhe së fundmi po përballen me një situatë të rëndë zjarri në landfill.
Ndërsa u vu në kontroll zjarri në verilindje pranë fshatit Mengël. Ndërkohë helikopterët e ushtrisë vazhdojnë të punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit në ullishten pranë fshatit Balëz.
Rëndohet situata në landfillin e Elbasanit, flakët dalin jashtë kontrollit









