-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau me armë zjarri shqiptarin, sulmohet shtëpia e italianit, pistat e hetimit

Kryesoret

Disa ditë më parë 25-vjeçari shqiptar, Rivaldo Rusi u vra me armë zjarri nga italiani Aurelio Valiante gjatë një tentativë për grabitje.

Sipas mediave italiane, një grup shqiptarësh kanë sulmuar shtëpinë e italianit ku kanë thyer një ballkon jo për të vjedhur poir për të parë nëse në shtëpi ndodhej Aurelio Valiante.

Ngjarja ka ndodhur në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”, natën pas zhvendosjes së Aurelio Valiante dhe familjes së tij në një vend të mbrojtur nga policia, pasi i druhet kërcënimit të shqiptarëve.

Një grup përdoruesish shqiptarë kanë shpërndarë meszahe hakmarrjeje në TikTok duke shkruar: “Gjakun e lajm me gjak”, duke iu referuar vrasjes së të riut shqiptar teksa tentoi të vidhte. Kjo mund të jetë një pistë sipas hetuesve.

Ndërkohë hetimet e Prokurorisë së Vallo della Lucania-s vazhdojnë dhe janë tre të dyshuar. Aurelio Valiante, 58 vjeç akuzohet për vrasjen me armë, vëllai i tij, M. Valiante, 50 vjeç dyshohet se e ka ndihmuar në fshehjen e trupit në një kazan vere, i maskuar më pas me bimësi, si dhe Xhuijan Kurti, 27 vjeç shqiptar me banim në Acerra, i konsideruar një nga bashkëpunëtorët e Rusi-t, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Cardarelli” të Napolit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit