Gjykata e Fierit ka lënë në burg Zamir Metën, babain mostër, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12 vjeçe.
Para trupit gjykues 36- vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.
Ndërkohë ekspertiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën.
Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal.
Nderkohe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.