Policia Rrugore e Shkodrës gjatë muajit qershor ka arrestuar 11 drejtues makinash dhe ka proceduar penalisht 22 të tjerë. Gjithashtu ka vendosur 4161 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Nga këto masa administrative janë: 376 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 228 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 80 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 68 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 53 masa për xhama të errësuar; 672 masa për parakalime të gabuara; 1503 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 235 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 946 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.