Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar prova të reja në gjykatë në hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në dosjen “Buka”.
Për shkak të kërkesës së avokatit për njohje më të detajuar të materialeve, seanca paraprake u shty për më 17 korrik.
Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e tokave ku ndodhej një furrë buke, të cilat më pas u ndërtuan me pallate.
Ai është gjithashtu nën hetim për veprime të tjera penale lidhur me aferën e inceneratorëve, përfshirë “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.