Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Europën. Meteorologët grekë paralajmërojnë për një valë të re të nxehti prej fundit të kësaj jave deri në ditët në vazhdim. Sipas meteorologëve temperaturat do të arrijnë në disa zona deri në 43 gradë celsius.
Kulmi i të nxehtit parashikohet të jetë mes të hënës dhe të enjtes nga 7 deri me 10 korrik, ku temperaturat do të jenë të larta gjatë natës.
Mjekët këshillojnë banorët të mos hedhin mbeturina gjatë orëve më të nxehta të ditës, të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin alkoolin dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre.
Autoritetet kanë ndaluar punën për disa profesione në ambiente të hapur si ndërtuesit dhe shpërndarësit e porosive nga ora 12:00 deri në 17:00 me orën lokale.