Monika Kryemadhi në një deklaratë ka akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin për qëndrime përçarëse dhe për sjellje të dyshimta në raport me zhvillimet e brendshme të partisë.
Blushi në studion e Fax News duke qeshur tha se këto akuza janë në drejtim të tij, si dhe nuk beson se janë të vërteta.
“Kam dëgjuar disa deklarata publike, disa aludime, por sinqerisht nuk dua t’i besoj. Nuk besoj se janë të vërteta, as në përmbajtje dhe as në qëllim,” tha ai.
Më pas ai u shpreh se prioritet i tij është mbrojtja e Ilir Metës dhe denoncimi i padrejtësive.
“Unë nuk jam këtu për të hyrë në përplasje personale. Qëndrimi im është i qartë: prioriteti ynë është mbrojtja e zotit Meta dhe denoncimi i padrejtësive. Nuk do të harxhoj energji për të nxitur përçarje në këtë moment kaq kritik”, tha Blushi.









