-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Ndihem krenar, nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës

Kryesoret

Deputeti Dashnor Sula gjatë fjalimi të tij dha ‘lamtumirën’ e tij pasi në katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit. Sula u shpreh që ndihet krenar që ka dalë nga Parlamenti jo si një servil apo një lëpirës.

Gjithashtu theksoi se vazhdon që të jetë zëri i atyre që besojnë tek ai si dhe do të jetë pranë qytetarëve që e kanë mbështetur. Në fund Sula falenderoi të gjithë administratën e Kuvendit.

“Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës.

Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.

Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë.

Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar.

Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit