-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbylli rrugëtimin në Parlament, Gjylameti: Shërbeva si deputete me ndershmëri e përkushtim

Kryesoret

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë dhënë lamtumirën e saj si përfaqësuese në Kuvend. Gjylameti shprehet se përfaqësimin në Kuvend e ka bërë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi.

Ajo i ka uruar suksese kolegëve të saj që do të vazhdojnë rrugëtimin në Kuvend. Gjylameti nënvizon se e presin punë për të shpërblyer besimin dhe votë që qytetarët kanë besuar për të ardhmen e vendit.

“Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.

Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.

Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.”, shprehet Gjylameti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit