-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Qeveria po tallet me procesin e integrimit

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka denoncuar në Kuvend përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim të fragmentuar e të pavlerë në ligjin për investimet e huaja. Tabaku shprehu se ajo çfarë ofron mazhoranca nuk është një reformë por sipas saj një tallje me procesin e integrimit.

Ajo deklaroi se amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Shalsi, i cili shton thjesht një nen në ligjin e vitit 1993, nuk përfaqëson as reformë dhe as përmbush angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian apo ndaj partnerëve strategjikë si SHBA.

Tabaku tha se Shqipëria nuk ka nevojë për improvizime por për një kuadër të plotë, të integruar, të harmonizuar me acquis të BE-së, që mbron sigurinë kombëtare, të dhënat personale, pronën private dhe interesat e qytetarëve.

“Dhjetë ditë pas zgjedhjeve, kolegu Shalsi paraqiti një nismë ligjore që nuk përfaqëson asnjë reformë të vërtetë, por një amendim të vetëm, një nen të shtuar në ligjin e vitit 1993. Një nen i vetëm që pretendohet se sjell reformë të plotë për analizën e investimeve të huaja. Ky është rasti tipik i një reforme fasadë, një përpjekje për të treguar se bëhet reformë, ndërkohë që realisht nuk ndryshon asgjë.

Kam këtu komunikimin zyrtar të Dhomës Amerikane të Tregtisë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku thuhet qartë se duhet hartuar një kuadër i plotë dhe serioz për investimet e huaja. Po ashtu, rekomandohet anullimi i ligjit për investimet strategjike, i përmendur vazhdimisht nga Komisioni Europian në raportet e progresit si një ligj i padrejtë dhe klientelist.

Ajo që ofron mazhoranca nuk është reformë. Është një tallje me procesin e integrimit. Siç ndodhi me ligjin për koncesionet, për komisionet hetimore, për partneritetin publik-privat, për prokurimet publike – gjithçka mbyllet në sirtarë dhe më pas del në formë gjysmake, pa transparencë dhe pa konsultim.

Sot Shqipëria nuk ka nevojë për improvizime apo ligje të një paragrafi. Ka nevojë për një kuadër të plotë, të integruar, të harmonizuar me acquis të BE-së, që mbron sigurinë kombëtare, të dhënat personale, pronën private dhe interesat e qytetarëve. Këtë synonte nisma jonë, dhe këtë do të kërkojmë derisa të bëhet realitet.”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit