Reshje të dendura dëbore kanë goditur sot rajonet malore të verilindjes së Turqisë.
Ndërkohë në bregdetin perëndimor, zjarrfikësit po vazhdojnë luftën me flakët që kanë përfshirë zonat turistike.
Sipas mediave turke, dëbora ka rënë në disa provinca të Anadollisë Lindore, përfshirë Rizen, Trabzonin, Bajburtin dhe Erzurumin, kushte atmosferike që nuk janë parë prej dekadash.