Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin e saj social ka postura një mesazh me rastin e festës së Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani shprehet se Kosova feston krah për krah me aleatin më të madh që qëndroi afër në orët më të vështira. Ajo thekson se SHBA vazhdon që të qëndrojë e palëkundur me Kosovën.
“Sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh, që qëndroi pranë nesh në orët tona më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me ne edhe sot. Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë!”, shkruan Osmani.