Kancelari gjerman Friedrich Merz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA, Donald Trump, me qëllim të nxitjes së vazhdimit të dërgesave të armëve në Ukrainë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, i cili konfirmoi gjithashtu raportimin e gazetës BILD, sipas të cilës Berlini po përpiqet të sigurojë nga SHBA dy sisteme Patriot për t’i dhënë Ukrainës
Sipas agjencisë Bloomberg, qeveria gjermane ka shprehur gatishmërinë për të mbuluar tërësisht kostot e kësaj ndihme urgjente, që kapin shifrën e rreth 500 milionë eurove. Propozimi i Gjermanisë është dorëzuar para disa javësh tek Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.