-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron pas telefonatës me Putin: Nuk ka përparim për Ukrainën

Kryesoret

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me homolgun rus, Vladimir Putin. Në bisedë ata kanë diskutuar për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Macron në një intervistë për televizionin BFMTV theksoi se dallimet mes Parisit dhe Moskës mbeten të pakalueshme.

“Nuk mund të them se ka pasur ndonjë përparim në bisedime, pasi më parë është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje për armëpushim dhe të rinisin negociatat,” u shpreh ai. Macron theksoi se “armëpushimi duhet të hapë rrugën për paqen.”

“E thirra (Putinin) kryesisht për të diskutuar çështjen iraniane dhe rëndësinë e ruajtjes së Traktatit për Mos-Përhapjen e Armëve Bërthamore. Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar,” tha Macron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit