-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon rinumërimi në Durrës, Aulon Kalaja: Skandal, duan të ikin me pushime

Kryesoret

Procesi i rinumërimit në qarkun e Durrësit ka përfunduar pasditen e sotme dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në mandate.

Kandidati demokrat, Aulon Kalaja u shpreh i pakënaqur në fund të procesit. Ai tha se ishin përgatitur që të hapeshin 295 kuti, por janë hapur vetëm 154. Kalaja u shpreh se nga rinumërimi ka rezultuar se i kanë vjedhur 11 vota dhe e cilëson këtë si një skandal.

“Këtu po zhvillohet një nga skandalet më të mëdha, që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe KQZ, jo vetëm me manipulimin e votave që kanë ndodhur gjatë procesit të 11 majit, por edhe me postmanipulimin. Sipas njoftimit të KQZ, tregohej se do të hapej një pjesë e madhe e kutive të Durrësit dhe 85 kuti për diasporën. Ne ishim përgatit për 295 kuti. Ndërkohë kanë marrë vendim të hapin 154 kuti. Kokoshi ngeli një thelë. Unë kërkova rinumërim të plotë.

Tani KQZ ka vendos gjë tjetër sepse i kemi prishur pushimet, të gjitha tavolinat janë mbyllur. Kjo është një vendimmarrje absurde. Nuk janë të interesuar për manipulimin e votave. Jam krenar që më kanë vjedhur 11 vota. Unë nuk kam prekur asnjë votë. Ky është një skandal shumë i madh. Rezultatet që po dilnin do i detyronte këta të çonin njerëz në prokurori. Fieri dhe Tirana u hapën të gjitha, përse nuk ndodh kjo me Durrësin”, tha Kalaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit