-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen babë e bir

Kryesoret

Ka përfunduar me sukses operacioni policor i koduar “Identiteti” pasi u zbulua një ambient i përshtatur si laborator për falsifikimin e dokumenteve me qëllim kalim të paligjshëm të kufirit.

65-vjeçari Ylli Brahimaj u arrestua dhe është në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të dhënë nga SPAK si dhe djali i tij Pjerin Brahimaj 45 vjeç. Ndërsa është proceduar penalisht 62-vjeçari me iniciale Sh.L., i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet një ambient i fshehtë i kthyer në laborator për prodhimin dhe falsifikimin e dokumenteve të ndryshme dhe pasaportave.

Nga hetimet ka rezultuar se prodhimi i një pasaporte të falsifikuar me shtetësi të huaj arrinte në vlerat nga 15 000 deri në 20 000 euro. Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit