Në Greqi u zbulua një grup ndërkombëtar i trafikut të kokainës në lëkura kafshësh. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 perosna, 6 grekë, 3 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 1 bolivian.
Sipas medias greke në depo ishte ngritur një laborator ku kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate, ku disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur.
Tre shqiptarët e arestuar janë Robert Muci, 41 vjeç nga Shushica e Vlorës, Skender Kallashi, 50 vjeç nga Novosela e Vlorës dhe Ledvis Hoxha, 27 vjeç nga Kutallia e Dimalit.
Gjithashtu është në kërkim edhe një tjetër shqiptar 45-vjeçari Luis Murataj (Karteri), i cili ndodhet në Spanjë dhe konsiderohet si “Koka” që fshihej pas transportit të lëkurave me kokainë nga Amerika Latine në Greqi.
Sipas medias greke, laboratori i paligjshëm u gjet se përmbante afërsisht 100 kilogramë kokainë të përzier me kripëra, të cilat ishin nxjerrë nga 200 lëkura.
Nga 1.500 lëkurat e mbetura të gjetura në paleta, sasia që grupi do të kishte prodhuar, pas ndarjes nga kripërat, vlerësohet të ketë qenë afërsisht 700 kilogramë.