-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mijëra njerëz në Portugali i japin lamtumirën e fundit Diogo Jotës

Kryesoret

Mijëra njerëz u mblodhën në qytetin Gondomar në Portugali për ti dhënë lamtumirën e fundit futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij, të cilët humbën jetën gjatë një aksidenti rrugor.

Diogo Jota, 28 vjeç babai i tre fëmijëve vetëm 11 ditë më parë u martua. Ai po udhëtonte me makinën Lamborghni drejt Liverpoolit, pasi ishte këshilluar që të mos fluturonte për shkak të një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale.

Ish-kapiteni Jordan Henderson nuk i mbajti dot lotët teksa vendoste një kurorë me një mesazh prekës: “Prehu në paqe, miku im, bashkë me vëllain tënd André. Do na mungosh të gjithëve.”

Në stadiumin Molineux të Wolves, ish-klubi i tij dhe tifozët lanë homazhe. Në Wimbledon, tenisti portugez Francisco Cabral veshi një shirit të zi, ndërsa në ndeshjen e Euro 2025 për femra mes Danimarkës dhe Suedisë u mbajt një minutë heshtje.

Ndërsa varrimi i Jotës do të zhvillohet këtë të shtunë në orën 10:00 në Igreja Matriz de Gondomar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit