-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mesazh Kurtit: Turp nuk do të heshtim

Kryesoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pak para nisjes së seancës së konstituimit ka reaguar ndaj bllokadës në Kuvend dhe deklaratave të kryeministrit Kurti. Sipas Kurtit, ish krerët e UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, vazhdojnë të japin direktiva për zhvillimet politike në Kosovë përmes vizitave që zyrtarët e PDK-së zhvillojnë atje.

“Dënojmë ashpër deklaratën e fundit të ish-Kryeministrit Albin Kurti, i cili në mënyrë të turpshme dhe të papërgjegjshme ka sulmuar publikisht ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke pretenduar se ata po japin “instruksione politike nga burgu”. Ky qëndrim është jo vetëm i neveritshëm politikisht, por edhe i rrezikshëm në aspektin ligjor dhe moral. Albin Kurti, në vend që të mbrojë qytetarët e vendit të vet nga padrejtësitë ndërkombëtare, zgjodhi t’u bashkohet akuzave që fabrikohen kundër luftës tonë të shenjtë për liri. Kjo është një tradhti morale ndaj të kaluarës dhe të ardhmes së Kosovës”, thuhet në reagimin e organizatës.

Gjithashtu ata shprehen se nuk do të heshtin dhe do të qëndrojnë në mbrojtje të vlerave të luftës, të drejtësisë së popullit për liri dhe dinjitet.

“OVL UÇK nuk do të heshtë përballë këtyre zhvillimeve të rrezikshme. Ne do të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të vlerave të luftës, të drejtës së popullit tonë për liri dhe dinjitet, dhe të çdo luftëtari që sot padrejtësisht mbahet larg vendit për të mbajtur gjallë skenarë të turpshëm politikë”, reagon organizata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit