-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidentja Osmani priti në takim deputetët britanikë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha si partneriteti ekonomik, mbrojtja, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës dhe objektivat euroatlantike.

Presidentja Osmani i falënderoi deputetët për përkushtimin e tyre në mbështetje të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Deputetët Vickers dhe Foster riafirmuan mbështetjen e tyre të fortë për popullin dhe shtetin e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit